Qyteti ku janë rritur është  motivi i projektit të realizuar nga nxënësit e klasave të treta. Së bashku me mësueset ata punuan me shumë përkushtim për t’i dhënë formë projektit me temë “Tirana jonë”, i cili vjen si vënie në praktikë e një teme mësimore me të njëjtin titull, në lëndën e gjuhës shqipe. Nxënësit përgatitën materiale me informacione rreth trashëgimisë kulturore të Tiranës, ndërtuan modele në miniaturë të disa prej objekteve kulturore më të rëndësishme të Tiranës dhe ekspozuan kartolina me pamje të Tiranës së dikurshme dhe të sotme.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *