Ekspertë ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës dhe 13 trajnerë lokalë kanë ofruar asistencë direkte për 21 shkolla pilot në gjithë vendin, ku një ndër të përzgjedhurat është edhe shkolla jonë, në lidhje me veprimtarinë “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”. Në këtë trajnim mësuesit morën njohuri mbi konceptet e bullizmit dhe ekstremizmit, format dhe pasojat e tyre, përfshirjen e prindërve dhe komunitetit, pjesëmarrjen e tyre në zgjidhjen e situatave, komunikimin konstruktiv dhe përgatitjen e politikave shkollore kundër dhunës. Pas trajnimit të parë të zhvilluar në periudhën 18-21 korrik, në qytetin e Durrësit, në ditët e fundit të shtatorit u hodh hapi i dytë, i cili konsistoi në trajnimin e ekipit bërthamë të shkollës dhe në përcaktimin e planit paraprak rreth aktiviteteve që do të kryhen me nxënësit, prindërit e mësuesit tanë.

Veprimtaritë në kuadër të luftës kundër bullizmit do të shtrihen gjatë gjithë vitit shkollor, por së afërmi do të kemi organizimin e Ditës së Hapur, e cila është caktuar të mbahet në 26 tetor 2017.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *