Vajzat e klasave të 9-ta kaluan një fundjavë të këndshme në Pejë, në qytetin që u ofron vizitorëve ta shohin të kaluarën përmes traditave të tij dhe monumenteve  kulturore.
Akomodimi u bë në hotel “Dukagjini” dhe pasi pushuan pak  në hotel vajzat vizituan Manastirin e Deçanit, i cili është një monument i trashëgimisë kulturore  i njohur edhe nga UNESCO. Më pas u rikthyen në hotel, ku u servir një darkë e shijshme me ushqime tradicionale të zonës. Mbas darkës vajzat e kishin kohën të lirë, të cilën mund ta kalonin edhe në palestrën, pishinën ose saunën e hotelit.
Në ditën e dytë të udhëtimit  ato u ngjitën në vendin malor e turistik të Bogës, ku  pjesën më të madhe të ditës e kaluan  në pistën e skive, duke u argëtuar mes bardhësisë dhe flokëve  të borës.
Ditën e tretë vajzat  vizituan qytetin e Prizrenit dhe  pasi bënë një shëtitje të shkurtër rreth tij, menduan të kalonin disa orë në një qendër tregtare. Si pa e kuptuar, këtij udhëtimi të veçantë i kishte ardhur fundi. U kthyen në Tiranë me mbresa të bukura e të paharrueshme.
Punoi: Nikol Dalipi 
Drejtoi: Elda Rrustemi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *