Dimri i  kësaj fundjave u duk sikur i dha dy ditë pranverës, për të na zbukuruar shëtitjen e bërë së bashku me nxënëset e klasave të shtata e të teta. Nisja nga shkolla u organizua pas mësimit. Të përgatitura dhe të udhëzuara për një udhëtim më shumë të bukur sesa të gjatë, nisemi nën ritmin e muzikës së përzgjedhur. Rreth orës 5 të pasdites arrijmë në hotel “Radika”, aty ku  nxënëset akomodohen. Bardhësia joshëse e borës, pamja e mrekullueshme e liqenit gjysmë të ngrirë, nën rrezatimin e ngrohtë të diellit dhe rrethuar nga kurorat e pemëve gjetherënëse, si dhe shëtitjet me teleferik, e bënë të paharrueshme këtë fundjavë shkurti në Mavrovë. Pas dy netëve qëndrimi erdhi dhe momenti i kthimit në Tiranë. Gjatë kthimit u bënë ndalesa në Ohër. Pothuajse për një orë nxënëset shëtitën në bregun e liqenit dhe në qendër të qytetit, pa harruar dhe dhuratat për familjarët. Më pas ndalesa tjetër në qytetin e Strugës, ku dhe hëngrëm një drekë me ushqime tradicionale të zonës. Të kënaqura vajzat flisnin dhe kujtonin përmes fotove të shumta momentet e bukura të kësaj fundjave të bardhë dimri, por  me ngrohtësi pranvere.

Punoi: Enkelejda Velo

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *