Një surprizë mjaft e bukur gjatë Javës së Anglishtes ishte vizita që zhvilloi në shkollën tonë Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu. Ajo pa nga afër përgatitjen e nxënësve për këtë aktivitet dhe u ndal veçanërisht në dy klasa, të cilat kishin zgjedhur Kinën si vendin për të cilin do të flisnin në këndin e kulturës (Culture Corner). Nxënësit e këtyre klasave kishin përgatitur projekte në të cilat prezantohej historia e lashtë e këtij vendi, kultura, traditat, veshjet, këngët, vallet, ushqimet tradicionale dhe pikat më të njohura turistike të tij. Ambasadorja i dëgjoi me vëmendje prezantimet dhe midis të tjerave theksoi se “kjo përgatitje dhe punë e fëmijëve ishte përtej asaj që ajo kishte imagjinuar”. Në fund, ambasadorja bëri foto me fëmijët dhe u dhuroi atyre disa suvenire karakteristike nga Kina.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *