Një nga aktivitetet më të rëndësishme të kësaj jave për shkollën tonë ishte vizita në Bashkinë e Tiranës, ku nxënësit patën mundësinë të njiheshin me këtë institucion dhe masat që po merr aktualisht ajo në ndihmë të qytetarëve. Kjo vizitë përfshiu edhe një takim të nxënësve me kyetarin e bashkisë më të madhe në vend, z. Erion Veliaj, të cilit ata i drejtuan shumë pyetje lidhur me ndryshimet që presin për qytetin e tyre të dashur, Tiranën. Më pas, nxënësit i prezantuan kryebashkiakut projektin më të ri të shkollës, të titulluar “Tirana bardhë e zi”. Gjatë këtij prezantimi z. Erion Veliaj vuri re se sa bukur fëmijët kanë vizatuar Tiranën që dëshirojnë, për t’ia lënë radhën të rriturve t’u japin ngjyra e t’i bëjnë realitet ëndrrat e të vegjëlve. Të gjitha vizatimet e nxënësve do përfshihen së shpejti në një album mjaft cilësor e krejtësisht origjinal dhe kryebashkiaku pranoi me kënaqësi kërkesën e fëmijëve për të shkruar parathënien e tij. Ky album pritet të nxirret në botim së shpejti dhe një kopje e tij do t’i dhurohet z. Erion Veliaj.

E gjithë vizita kaloi në një atmosferë shumë të këndshme dhe në disa raste edhe me nota humori.

 

Xhoia Mekollari

Klasa 6-B

 

[mls_gallery id=”3907″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *