Edukimi i nxënësve dhe plotësimi i tyre me vlera arrihet më së miri, kur vetë ata shohin së afërmi realitetin që shumë prej bashkëmoshatarëve të tyre nuk mund ta shohin, por patjetër mund ta ndiejnë.

Nxënësit e klasës së 3F, gjatë orës së qytetarisë “Edukimi me Vlera”, në bashkëpunim me Kryetaren e Këshillit të Prindërve, znj. Ilva Çuko, zhvilluan një orë edukative në mjediset e Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë. Krahas njohjes dhe familjarizimit me nxënësit e institutit, me alfabetin Braille dhe tekstet mësimore, nxënësit e shkollës sonë kishin përgatitur me shumë dashuri dhurata të ndryshme të shoqëruara me ëmbëlsira.

Motoja kuptimplotë e kësaj vizite të veçantë, që duhet të udhëheqë të gjithë nxënësit tanë, ishte thënia e Nënë Terezës “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!”

Përgatiti: Ardiana Sallaku

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *