Nxënësit e klasës së parë vizituan Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku u mirëpritën nga  znj.Valentina Leskaj, nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Biseda e këndshme që u zhvillua kishte si temë emocionet e veçanta që falin festat e muajit mars.

Zonja Leskaj u uroi shumë suksese këtyre vogëlushëve që sapo kanë nisur udhëtimin në rrugën  e dijes dhe tha se do të ishte kënaqësi nëse këta fëmijë do ta vizitonin sërish, por kësaj radhe me dëshirën dhe kureshtjen për të parë nga afër se si zhvillohet një seancë parlamentare.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *