Shkolla jonë organizoi një vizitë në Ministrinë e Bujqësisë me disa nga nxënësit e paraleleve të 6-ta,7-ta dhe të 8-ta.Në Ministrinë e Bujqësisë organizohej nje panair ushqimor me ushqime bio shqiptare.Salla e panirit ishte ndare në 2 kënde:

 

Në këndin e vajit kishim të pranishëm disa prodhues të vajit nga ferma të ndryshme të cilet na folën për rëndësinë e vajit të virgjër dhe gjithashtu do të paraqisnin prodhimet e tyre para ministrit z.Edmond Panariti i cili do të bënte edhe provën e vajit.Disa nga nxënësit e shkollës zgjodhën të provonin edhe ullinjtë e fermave të ndryshme.

Në këndin e ushqimit z.ministër na foli për ushqimet dhe produkte tradicionale shqiptare ku na përmendi jufkat (makarona dibrane), mjaltin e Pukës, kërpudhat, perimet e thata, lëngun e thanës etj. Nxënësit dhe stafi i shkollës paraqiti edhe produkte ushqimore që përgatiten për panairet ushqimore që organizon Klubi Shpresa në kolegjin “Turgut Özal”.

 

Gjatë vizitës sonë patëm kënaqësinë të kishim edhe një intervistë me ministrin e bujqësise z. Edmond Panariti. Tema e intervistës ishte “Si të ushqehemi shëndetshëm”. Ja ku është një pjesë e shkëputur nga intervista:

  1. Ministër: Përshëndetje të gjithëve dhe ju uroj mirëseardhjen në këtë panair dhe promovim të produkteve nga të gjitha trevat shqiptare. Shpresoj që t’ia kalojmë bukur bashkë në këtë intervistë dhe bashkëbisedim njëkohësisht. Mund të vazhdoni me pyetjet.
  2. A është aq i sigurt sa duket ushqimi që ne konsumojmë?
  3. Ministër: Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë një projekt të rëndësishëm për kontrollimin e hormoneve tek frutat dhe perimet për të parandaluar pasojat që mund të sjellin. Gjithashtu disa prej ushqimeve që blihen nëpër supermarkete janë produkte bio shqiptare, pra pa plehra kimike dhe kimikate.
  4. A ndikon ushqyerja tek zhvillimi normal mendor ?
  5. Ministër: Sigurisht që po, por ka një problem që shfaqet kudo pasi adoleshentët, jo vetëm këtu në Shqipëri por edhe në mbarë botën, nuk para preferojnë ushqimin e gatuar në shtëpi por zgjedhin të konsumojnë ushqimet e shpejta ose ndryshe edhe “junk food”, duke bërë që mos të marrin sasinë e nevojshme të proteinave që duhet të marrin në lidhje me zhvillimin mendor. Ju falenderoj për pyetjen, ishte vërtet shumë e mençur.
  6. Çfarë këshillash do të na jepnit në lidhje me adoleshentët dhe llojet e ushqimeve që duhet të konsumojnë?
  7. Ministër: Si ç’e përmenda edhe më sipër duhet me patjetër të evitojmë produktet “junk food” dhe të konsumojmë produktet dhe gjellërat e shtëpisë të gatuara nga nënat tona. Përdorimi i ushqimeve të shpejta të blera në dyqan sjell dhe pasoja fizike (obezitet), etj. Prandaj dhe këshilla më e mirë dhe më e vlefshme që mund t’ju jap është të konsumoni ushqimet e shtëpisë sepse janë me shumë vlera.

Ju falenderoj të gjithëve per pjesemarrjen dhe shpresoj që të keni marrë disa njohuri të reja në lidhje me mënyrën si duhet të ushqehemi.

Në shkollën tonë zhvillohet dy herë në javë edhe klubi i gatimit në të cilin fëmijët kanë mundësi të mësojnë gatime të ndryshme të cilat më pas mund t’i bëjnë në shtëpi. Në vizitën tonë nuk patëm një takim vetëm me zotin ministër por edhe me një personazh të njohur të ekranit shqiptar, shefin e gatimit Sokol Prenga, i cili na foli me fëmijët e klubit të gatimit për ushqime të ndryshme që duhet të konsumojmë si dhe u shpreh i gatshëm të bënte një vizitë në shkollë për t’u dhënë fëmijëve edhe njohuri të tjera mbi gatimin dhe pse jo në praktikë.

Gjatë panairit nxënësit bashkëbiseduan edhe me dietologen Enkelejda Ferrollari e cila u tregoi për vaktet kryesore dhe ushqimet e dëmshme. Ja një pjesë e shkëputur nga intervista:

Dietologia: Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që do të kem një bashkëbisedim me fëmijë të moshës tuaj, pra adoleshentë, pasi është mosha më e vështirë në lidhje me ushqimet që parapëlqejnë dhe ato që duhet të konsumojnë në të vërtetë.

  1. Cilat janë disa ushqime të dëmshme që duhet të evitojmë?

Dietologia: Me vetëm një fjalë unë do të thoja sheqeri sepse ndryshe quhet vrasës i trurit. Shumë nga ju zëvendësojnë qumështin me pijet e gazuara dhe me shumë sheqer si koka-kola etj… Këto jo vetëm që e gërryejnë stomakun, por nuk sjellin ngopje të mjaftueshme. Duhen konsumuar shumë sallatrat sepse përmbajnë antioksidantë të ndryshëm që bëjnë shumë mirë për metabolizmin tonë.

  1. Cilat janë vaktet më të rëndësishme dhe si duhet t’i konsumojmë ne ato?

Dietologia: Shume prej jush sot nuk janë të rregullt me vaktet që konsumojnë dhe pjesa më e madhe nuk hanë mëngjes i cili është vakti më i rëndësishëm i ditës. Duke mos ngrënë mëngjes ulet edhe uria për të ngrënë vaktin tjetër pasardhës, drekën, por shtohet uria për të ngrënë darkën duke e bërë këtë regjim shumë të dëmshëm për shëndetin. Pra pas çdo vakti kryesor (mëngjesi, dreka, darka) duhet të kemi një vakt të ndërmjetshëm. Kjo bën që uria për në darkë, e cila duhet ngrënë 3 orë para gjumit që të këtë mundësi të tretet, të mos jetë e madhe sepse mëngjesi është vakti që duhet ngrënë më bollshëm.

Ndërkohë disa nxënës të shkollës me bojra e lapsa gjatë një konkursi që u zhvillua aty për aty krijuan disa piktura të cilat do të përdoreshin si kartolina e vitit në institucione të ndryshme nga Ministria e Bujqësisë.

Vendin e parë e mori nxënësja e klasave të 6-ta, Vivien Shkodra.

Mbas përfundimit të aktiviteteve nxënësit, shoqëruesit nga shkolla dhe të gjithë të pranishmit patën mundësi të shijonin ushqimet e panairit disa prej të cilave të sjella dhe nga vetë nxënësit.

Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, shumë kuptimplotë dhe frytdhënëse për të gjithë ne.

 

 

[mls_gallery id=”3560″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *