Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Vizitë në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Krujë

Date: February 19, 2016 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Kur një popull nuk njeh të kaluarën e tij, nuk mund të përfytyrojë dhe të ndërtojë të ardhmen, prandaj njohja e brezit të ri me historinë e popullit tonë ndër shekuj është përgjegjësi dhe detyrë për çdo prind dhe edukator. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta të shkollës sonë vizituan Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë. Nxënësit u njohën nga afër me jetën dhe veprën e Heroit tonë Kombëtar, si dhe panë piktura murale e skulptura kushtuar atij. Gjatë kësaj vizite ata përsëritën njohuritë që kanë marrë në shkollë apo dije të tjera që kanë fituar nga libra të ndryshëm që trajtojnë këtë epokë të historisë së popullit tonë. E folura e qartë dhe me pasion e ciceronit të njohur të muzeut ishte një fakt tjetër që i bëri nxënësit të dëgjojnë me vëmendje dhe të përfshihen në garat me pyetje-përgjigje që zhvilloi ai. Ata u larguan nga muzeu me përshtypjet më të mira dhe me plot njohuri të reja, për të cilat folën gjatë rrugës së kthimit.

 

 

Play Our Song