Vizitë në News24

Vizitë në News24

Televizioni News24 hapi dyert për disa vizitorë mjaft të veçantë, nxënësit e klasës 5G. Aty u pritën dhe u shoqëruan nga drejtori i këtij televizioni Z. Andi Tela, dhe për t’u folur fëmijëve erdhi edhe drejtoresha e informacionit, Znj. Anduena Manushi. Me kureshtjen që u lexohej në sy dhe me buzëqeshje në fytyrë fëmijët panë të gjitha ambientet e këtij televizioni. Ata ndoqën udhërrëfimin nëpër studiot e regjistrimit të lajmeve, në studion e emisionit Vila 24 dhe në studion ku zhvillohen emisionet Studio e Hapur, FairPlay, Me zemër të Hapur, Të bësh ekonomi etj. Në fund ata u ndalën në studiot e Radio Rash dhe regjistruan zërat e tyre në leximin e lajmeve. Vetë punonjësit e televizionit u shprehën se ishin mjaft të lumtur për këtë vizitë, e cila u solli atmosferën e gëzuar që vetëm fëmijët dinë ta krijojnë.

Përgatiti: Erjona Saqe