Nxënësit e klasës së 4G vizituan studion e lajmeve në kanalin televiziv Channel One. Me zërat e tyre, fëmijët gjallëruan këtë ambient duke u bërë pjesë e një edicioni lajmesh. Nuk është hera e parë që kjo studio vizitohet nga nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”, por këtë herë ishte një ftesë nga drejtuesi i emisionit, z.Roland Qafoku. Aty nxënësit u njohën më nga afër me procedurat e përpunimit dhe transmetimit të lajmeve në kohë reale. S’kishte se si kjo vizitë të kalonte pa pyetje. Fëmijët me zgjuarsi nuk ngurruan të bënin pyetje, por dhe t’u përgjigjeshin atyre me mjaft çiltërsi. Pas emocioneve të bukura që përjetuan, ata u kthyen në shkollë me një eksperiencë më shumë për të ndarë me të tjerët.

Përgatiti: Enkelejda Velo

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *