Të ndërtojmë ëndrrat e fëmijëve, duke i përfshirë dhe duke i njohur fëmijët me mënyrën se si ndërtohet gjithçka rreth tyre…

Kjo gjë arrihet më së miri kur vetë nxënësit shohin nga afër dhe dëgjojnë se si funksionojnë gjërat e mjedisit ku jetojnë.  Vizita në ambientet e punës së prindërve të Ailinit, i njohu nxënësit e klasës së IA, me mënyrën se si arrihet të ndërtohen shtëpitë, shkollat, kopshtet dhe rrugët. Gjatë vizitës fëmijët provuan shije të ndryshme ushqimesh, si dhe “ushqyen” dëshirën e sipërmarrjes, edhe pse në një moshë akoma të vogël, por me shembuj të vlefshëm për t’u ndjekur.  Në këtë takim nuk munguan fotot dhe falenderimet për mikpritjen e ofruar nga prindërit e Ailinit.

Përgatiti: Ardiana Sallaku

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *