Ne ecim me kohën, në emër të vlerave!

Kolegji “Turgut Ozal” është një shkollë meritash, arritjesh e vlerash! Emri “Turgut Ozal”, është një emër, i cili mbart krenari dhe emocion tek të gjithë nxënësit, të cilët kanë qenë dhe janë në bankat e kësaj shkolle dhe te e gjithë ajo armatë mësuesish e drejtuesish, që me punën dhe përkushtimin e tyre, i kanë […]
Dita Kombëtare kundër Bullizmit

“Çdo fëmijë është një dritë e bukur që s’ka nevojë të ndryshojë asnjë nga nuancat e saj për të shkëlqyer e ndriçuar fort.” Muaji Nëntor ndër të tjera është një muaj, në të cilin zhvillohen dhe aktivitetet kundër Bullizmit. Shkolla jonë përgjatë këtij muaji i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij fenomeni. Ndërgjegjësimi është […]
Finalja e Konkurseve për Muajin e Artit dhe Letërsisë

Muaji i Artit dhe Letërsisë, është dhe muaji kur merr hov dhe shpaloset talenti dhe energjia krijuese e artistëve të vegjël dhe nxënësve tanë të talentuar në krijim, interpretim, këngë dhe vizatim. Nxitja dhe kultivimi i talentit dhe shpirtit artistik te nxënësit tanë, shprehja e ndjenjave përmes artit dhe forcës së tij, është një nga […]
Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie në klasat e pesta

Askush më shumë se nxënësit e klasave të pesta nuk ndien emocion për këtë vit shkollor. Më në fund, tabletat do të jenë në duart e tyre! Janë 175 nxënës e mësues të këtij paraleli që do të hedhin hapin e parë në një rrugë të re, e cila kemi besim se do të sjellë […]
Suksese për vitin e ri shkollor 2020-2021

Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur në të dy godinat e kolegjit “Turgut Ozal” me dëshirën e madhe për Dijen dhe me kujdesin e shtuar për shkak të situatës, në të cilën ndodhemi. Duke zbatuar me shumë rigorozitet protokollin e sigurisë dhe të gjitha masat që kërkohen, çdo ditë nxënësit, mësuesit dhe i gjithë […]
Mirë se vini fëmijë të dashur, gëzimi dhe hareja jeni ju!

Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve të pafundme! Ambientet e shkollës “Turgut Ozal” u gjallëruan në datën 1 shtator nga zërat e ëmbël të vogëlushëve të kopshtit të grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit. Zërat e tyre si cicërima zogjsh dhe vetë fëmijët si flutura të bukura, rikthyen […]
Mësuesit e kolegjit “Turgut Ozal” trajnohen nga trajnerët e Universitetit të Kembrixhit

Mësuesit e lëndëve shkencore të kolegjit “Turgut Ozal” morën pjesë në një trajnim on-line të ofruar nga Universiteti i Kembrixhit. Trajnerët me përvojë të këtij universiteti trajnuan mësuesit në lidhje me përdorimin e programeve të Kembrixhit për lëndët shkencore Matematikë, Biologji, Fizikë dhe Kimi. Gjithashtu dhe mësuesit e gjuhës angleze, ishin pjesë e një trajnimi […]
Për një vit mësimor sa më të suksesshëm

Të nxitur dhe të motivuar nga dëshira dhe qëllimi ynë, për t’u dhënë nxënësve tanë një arsimim sa më cilësor dhe sa më të sigurt, në kolegjin “Turgut Ozal” kanë filluar tashmë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, sepse siç thotë populli: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës.” Kanë filluar trajnimet e […]