Në Mal të Zi me klasat e 4-ta

Stina e dimrit, ashtu si çdo vit në shkollën tonë, solli me vete edhe mjaft udhëtime, të bëra në shtete si Kosova, Maqedonia e  Mali i Zi. Këtë herë ishin klasat e katërta që zhvilluan një ekskursion disaditor, në vendet e mrekullueshme turistike të Malit të Zi. Ndalesa e parë u bë buzë lumit të […]

Nëpër botë me “Culture Corner”

Aktiviteti “Këndi i Kulturës” i organizuar për Javën e Anglishtes nga nxënësit e shkollës fillore, ishte një aktivitetet që mori vëmendjen e të gjithëve. Sigurisht që nxënësit ishin ata që u kënaqën më tepër, duke shpalosur njohuritë e tyre në lidhje me shtetet e ndryshme që kishin zgjedhur të prezantonin. Çdo klasë zgjodhi një shtet […]

Përfaqësues të Ambasadës Holandeze në klasën e 2B

“Këta nxënës të vegjël bënë prezantime për Holandën, traditat, natyrën, historinë dhe zakonet tona. Ne mbetëm shumë të impresionuar nga njohuritë dhe përpjekjet e tyre, veshjet e tyre holandeze dhe veçanërisht nga prezantimi që  bënë në gjuhën tonë. Ishte kënaqësi që për disa orë ishim pjesë e kësaj ‘Holande të vogël’!”, kështu u shprehën përfaqësuesit […]

Klasa e 3F viziton Ambasadën e Shteteve të Bashkuara

Një aktivitet shumë i veçantë për nxënësit e klasës së 3F ishte vizita në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”. Ata u takuan me Zv. Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Lucija Straley dhe Rreshterin e Marinsave Omar Morales, për të mësuar më shumë mbi Shtetet e Bashkuara. Nxënësit, të […]

“Word Skills Competition” në klasat e 6-ta

Një aktivitet shumë i pëlqyer nga nxënësit e klasave të 6-ta për Javën e Anglishtes ishte “Word Skills Competition”, një konkurs me pyetje gramatikore, ku nxënësit treguan impenjim maksimal dhe konkurrencë shumë të fortë. Klasa fituese ishte klasa e 6E, me vetëm një pikë diferencë nga vendi i dytë, i cili po ashtu diferenconte me […]

Klasat e 6-ta në Javën e Anglishtes

Shkolla jonë zhvillon shumë aktivitete me synimin për t’i bërë nxënësit jo vetëm pjesëmarrës, por edhe organizues të këtyre aktiviteteve. Veprimtaria që kulmoi Javën e Anglishtes në klasat e 6-ta ishte prezantimi i aktiviteteve dhe i projekteve, e në veçanti, prezantimi i revistave që kishte krijuar çdo klasë. Secili nxënës shkroi një artikull reviste me […]

Klubi Shpresa ndihmë në Shoqatën Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa ishte ndihma për 50 familje në nevojë, në ndihmë të familjeve të fëmijëve me aftësi ndryshe. Ishin nxënësit e klasave të 7-ta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët organizuan një aktivitet bamirësie me Shoqatën Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në këtë  aktivitet u shpërndanë 50 pako me […]

Konkursi i Këngës në Javën e Anglishtes

Me ardhjen e Javës së Anglishtes erdhi edhe një aktivitet tjetër i parapëlqyer shumë si nga nxënësit, po ashtu edhe nga mësuesit: Konkursi i Këngës. Konkursi i Këngës për klasat e shkollës fillore u zhvillua gjatë dy ditëve në Sallën e Koncerteve, ku secili paralel kishte një orar të caktuar, në të cilin zhvillohej konkursi […]