Një vizitë në qytetin e Beratit

Të njohësh vendin tënd është detyrë dhe kur kjo arrihet nëpërmjet udhëtimeve, padyshim që është edhe argëtuese e frytdhënëse. Për këtë arsye, klasa 9H zgjodhi të udhëtonte drejt qytetit historik të Beratit. Jo më kot u zgjodh pikërisht Berati si destinacioni i këtij udhëtimi, për vetë faktin se çdokush që e ka vizituar këtë qytet, […]

Kampionati i futbollit për klasat e shtata

Midis nxënësve të klasave të shtata u zhvillua kampionati i futbollit, i cili nisi në mes të janarit dhe përfundoi vetëm pak ditë më parë. Ndërmjet të gjitha klasave u zhvillua një përballje shumë e fortë. Ditë pas dite, emocionet e skuadrave shtoheshin dhe ndeshjet zhvilloheshin me po të njëjtin ritëm. Duartrokitjet nga tifozët e […]

Programet festive me rastin e 8 Marsit

Jo një, por plot 3 programe festive janë organizuar nga shkolla jonë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe që në Shqipëri përmbledh brenda vetes edhe Ditën e Nënës. Klasat 7, 8, 9 ishin ato që çelën këto festime me programin e tyre të shfaqur ditën e mërkurë. Festimet vazhduan ditën e […]

Provimet e Anglishtes KET dhe PET

Pas katër ditësh, përfundoi testimi i njohurive të anglishtes për nxënësit e klasave të gjashta dhe të teta në të gjitha kolegjet turke në Shqipëri. Në tre ditët e para nxënësit u testuan në aftësinë e të folurit, ndërsa ditën e katërt në lexim, shkrim dhe dëgjim. Provimet KET dhe PET janë markë ndërkombëtare e universitetit […]

Shëtitje në Maqedoni e Kosovë

Për këtë vit shkollor, në kujtimet e nxënësve të klasave të treta u shtua edhe një moment tjetër mbresëlënës. Të shoqëruar nga mësuesit dhe nëndrejtorët e paralelit, ata bënë një udhëtim në Maqedoni  e Kosovë, itinerari i të cilit përfshiu shëtitje dhe njohje me disa qytete si Struga, Tetova,  Shkupi dhe Prizreni. Ndalesa e parë […]

Të ushqehemi shëndetshëm – nga dietologia Anila Kalleshi

Të ushqyerit është kënaqësi, por njëkohësisht ekziston rreziku që të tejkalojmë kufijtë apo të kequshqehemi duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin tonë. Pikërisht për të folur për kequshqyerjen dhe pasojat që vijnë prej saj, dietologia e njohur Anila Kalleshi, zhvilloi disa takime me të gjithë nxënësit e klasave 6, 7, 8 dhe 9 të shkollës […]

Vizitë në Cirk

Një tjetër aktivitet mjaft interesant është organizuar me nxënësit e klasave 1, 2, 3 duke i çuar ata në cirkun e famshëm Bellucci i ardhur këtë muaj në Tiranë. Të shoqëruar nga mësuesit dhe nëndrejtorët përkatës, vogëlushët shkuan të shihnin nga afër disa performanca, ku ato që mbetën më gjatë në mendjen e tyre ishin: […]

Olimpiada Kombëtare e Fizikës

Olimpiada Kombëtare e Fizikës, në të cilën morën pjesë nxënës nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nxori sot listën e më të mirëve. Suksesi i nxënësve të kolegjeve turke bie në sy edhe në këtë Olimpiadë. Në krye të saj qëndron fituesi i vendit të parë, Gjergji Luarasi, nxënës i kolegjit “Turgut Özal” Durrës, ndërsa […]