Zilja e fundit e shkollës

Zilja e fundit e shkollës ra edhe për këtë vit. Brohorimat dhe thirrjet e lumtura të nxënësve u dëgjuan kudo. Pamjet që shihje nëpër klasa e korridore ishin gati të njëjta: fëmijë me lot gëzimi në sy, fëmijë të tjerë të buzëqeshur, nxënës që përqafonin shokët apo mësueset, të tjerë që uronin për një verë […]

INESPO

Dy prej nxënësve të kolegjt “Turgut Özal”, Flori Doçi dhe Andi Çela, janë duke prezantuar projektin e tyre në Hollandë, në konkurim të hapur me 122 projekte nga 61 shtete të ndryshme të botës. Ata përfaqësojnë Shqipërinë, në INESPO, me projektin “Përçimi pa kabllo i elektricitetit”. Prezantimi i projektit të tyre do bëhet në datat […]

OPINION

Nxënësit e klasave të pesta e të gjashta të kolegjit “Turgut Özal”, Xhosela Raboshta, Anxhelo Cika, Amina Haka, Henri Olldashi, Erik Tomini, Elin Bedo, Engjëllushe Basha dhe Vivien Shkodra, ishin të ftuar në panelin e Blendi Fevziut, në emisionin e tij Opinion. Ata iu përgjigjën pyetjeve të Z Fevziu gjatë emisionit që ai e kishte […]

Kolegjet Turke Spikasin në Olimpiada

Në faqen e saj zyrtare online, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka shprehur krenarinë e saj për 217 nxënës, fitues në nivel kombëtar olimpiadash. “Sot, na bëjnë krenarë në këtë sallë të vogël, nesër, do të na bëjnë krenarë me historitë e tyre të suksesit, që do të jenë histori suksesi të Shqipërisë […]

Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për kabinetin më të ri qeveritar

Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për kabinetin më të ri qeveritar, atë të klasës së IV-B të kolegjit “Turgut Özal”. Nxënësit e kësaj klase u pritën nga Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe punonjës të këtij institucioni. Nxënësit, të entuziazmuar, hynë në Parlament dhe zunë vendet e ministrave të kabinetit qeveritar. Ata i drejtuan […]

Think Green

Fotografo Natyrën, Think Green   Klubi i tekstilit, në prag të ditëve të nxehta të verës, sjell në vëmendjen e nxënësve të shkollës sonë natyrën me gjithë ngjyrat e saj. Vajzat e këtij klubi, me kamerat e tyre, shkuan në zbulim të pamjeve gjelbëruse të natyrës në kopshtin botanik, zoologjik dhe në kodrat e liqenit […]

Në Olimpiadën e 32-të Ballkanike

Në Olimpiadën e 32-të Ballkanike për kategorinë e gjimnazistëve që u zhvillua në Athinë mes datave 3 – 8 Maj 2015,  21 shtete u përfaqësuan me 118 nxënës.  Përveç shteteve të Ballkanit ishin të ftuar edhe shtete si: Anglia, Irlanda, Italia, Azerbajxhani dhe Taxhikistani. Skuadra nga Shqipëria, e përbërë nga 6 nxënës, fitoi dy Medalje […]