Testi përzgjedhës për Olimpiadën Cogito
U zhvillua në datën 12 tetor në ambientet e kolegjit “Turgut Ozal” testi përzgjedhës i Olimpiadës COGITO, për klasat 6-9, në lëndët: Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji. Në provim morën pjesë 200 nxënës, nga të cilët do të përzgjidhen 6 nxënës për çdo paralel, në secilën prej lëndëve. Këta nxënës, të cilët do të përfaqësojnë […]
Datat e Panairit të Ushqimeve
“Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Lumturojnë atë që i merr dhe të lumturojnë edhe ty, që i jep”. Barbara de Anxhelis Panairi i Ushqimeve është nga aktivitetet kryesore të Klubit Shpresa. Panairet do të zhvillohen përgjatë muajit tetor dhe në to, do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e […]
Seminari i parë i Klubit Shpresa për vitin shkollor 2019-2020
“Merr një buzëqeshje, dhuroje aty ku nuk ka.” Të sjellim sadopak gëzim e buzëqeshje atje ku ka nevojë. Kjo është motoja e Klubit Shpresa dhe dëshira më e madhe e përfaqësuesve të tij. Të kontribuosh në bamirësi dhe të ndihmosh të tjerët, është tashmë një traditë e bukur dhe shumë e dashur në shkollën tonë, […]
Unë lexoj…
“Librat të japin krahë për të fluturuar dhe për të parë vende, për të njohur kultura të ndryshme e për të shkuar në kohëra, ku nuk mund të shkosh përveҫ se përmes leximit…” Leximi i librit jashtëshkollor është një traditë e bukur prej shumë vitesh në kolegjin “Turgut Özal”. Momentet e orës së leximit të […]
Dieta e shëndetshme
Në kuadër të ndërgjegjësimit të nxënësve për një të ushqyer të shëndetshëm, në klasat e treta janë zhvilluar aktivitete të ndryshme mësimore në lëndën e Diturisë së natyrës. Pasi u njohën me piramidën ushqimore, nxënësit vlerësuan të ushqyerit e tyre. Një dietë e duhur dhe e larmishme i ndihmon ata për të qenë të […]
Dita Evropiane e Gjuhëve në kolegjin “Turgut Özal”
“Të mësosh një gjuhë tjetër, nuk është thjesht dhe vetëm të mësuarit e fjalëve të tjera për të njëjtat gjëra, por të mësosh një mënyrë tjetër sesi të mendosh për gjërat.” Me këtë lajtmotiv u organizuan aktivitetet për Ditën Evropiane të Gjuhëve në 26 shtator edhe në kolegjin “Turgut Özal”. Dita Evropiane e Gjuhëve, 26 […]
Aktiviteti ndërgjegjësues ” Si të reagojmë gjatë tërmetit”
Ditën e martë mësimi nisi në një mënyrë ndryshe për nxënësit e shkollës sonë. Me fillimin e orës së parë, në çdo klasë, nga tabelat interaktive u bë e mundur shfaqja e një videoje ndërgjegjësuese: “Si të reagojmë gjatë tërmetit”, një film i animuar edukativ për reagimin që duhet të kenë fëmijët në raste emergjente […]
Njoftim
Të nderuar prindër, Sipas njoftimit të radhës nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, mësimi nesër do të rifillojë me shfaqjen e një videoje informuese të realizuar nga “Save the Children” në lidhje me masat që duhen ndërmarrë në rast tërmeti. Ju falenderojmë për mirëkuptimin e treguar. Ditë të mbarë në vazhdim!