Udhëtimi i vajzave të klasave të 9-ta në Pejë

Vajzat e klasave të 9-ta kaluan një fundjavë të këndshme në Pejë, në qytetin që u ofron vizitorëve ta shohin të kaluarën përmes traditave të tij dhe monumenteve  kulturore. Akomodimi u bë në hotel “Dukagjini” dhe pasi pushuan pak  në hotel vajzat vizituan Manastirin e Deçanit, i cili është një monument i trashëgimisë kulturore  i […]

Kampionati i Shahut

Kampionati i Shahut është nga aktivitetet më të dashura të Javës së Matematikës. Edhe këtë vit Kampionati i Shahut po zhvillohet me nxënësit e klasave të teta dhe të nënta. E njohur si loja e njerëzve me dhunti intelektuale, është më shumë si një lloj sporti i krijuar nga mendja. Gjatë lojës së shahut duhet […]

Klasa e 4B orë e hapur në lëndën e historisë me Prof. Asoc. Dr. Belina Budini

Bashkimi Evropian është destinacioni ku Shqipëria e sheh veten në të ardhmen. Ky Union ka shumë benefite, të cilat do ta ndihmojnë Shqipërinë të ecë më shpejt drejt zhvillimit dhe një jetese më të mirë. Për këtë temë kaq të rëndësishme diskutuan dhe nxënësit e klasës së 4B  me Prof. Asoc. Dr. Belina Budini, Drejtuese […]

Nxënësit e shkollës fillore në Javën e Matematikës

Gjatë Javës së Matematikës  nxënësit e shkollës fillore kaluan orë mësimore sa impenjuese, po aq dhe dëfryese. Përveçse thelluan njohuritë matematikore që kanë mësuar gjatë tremujorit të parë të vitit shkollor, veçantia e këtyre ditëve qëndronte në frymën e bashkëpunimit gjatë përgatitjes së projekteve dhe realizimit të punëve në grup. Te klasat e para spikatën […]

Shëtitja e klasave të 6-ta në Mavrovë

Një fundjavë e rrethuar nga bardhësia e dëborës, pamje magjepsëse dhe shoqëri e mirë. Ishin nxënësit e klasave të gjashta, që vendosën të mblidheshin bashkë e të kalonin një fundjavë ndryshe.  Mavrova ishte destinacioni kryesor. Edhe pse rruga zgjati disa orë, nxënësit nuk ndienin lodhje, por vetëm dëshirë për t’u argëtuar. Gjatë ditës së shtunë […]

ASEF 2019

Kanë filluar regjistrimet për Olimpiadën e Projekteve ASEF 2019. Është pikërisht kjo, periudha të cilën nxënësit e presin me padurim. Gjatë kësaj periudhe sheh entuziazmin e tyre, teksa regjistrojnë projektet me të cilat do të përfaqësohen dhe krijojnë grupet e punës. Ata, së bashku me mësuesit mentorë, do të shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për një […]

Java e Matematikës për klasat e 3-ta

Java e Matematikës për klasat e 3-ta u zhvillua në një atmosferë tejet emocionuese. Gjithçka filloi me punimet e nxënësve, të cilat ishin të përgatitura shumë bukur dhe krahas punëve individuale të nxënësve, u bënë edhe projekte në grup, të cilat u vendosën në stendat e klasës dhe në korridorin e paralelit. Më pas vazhduan […]