Për Ty Atdhe

“ Shqipëri o vendi im, mbushur drit’e krenari, të kam nënë e më ke bir’ nëna ime Shqipëri!” Atmosfera e Festave të Nëntorit jehoi në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” përmes emocioneve që përcollën koncertet e organizuara me rastin e këtyre festave. Për këtë vend vargjet më të bukura janë shkruar, tingujt më të bukur […]

Rroftë Shqipëria

Përcjellja e dashurisë për Atdheun dhe e vlerave kombëtare brezave, le të jetë frymëzimi ynë! Videoklipi “Rroftë Shqipëria” jehon fuqishëm këtë Nëntor duke uruar shqiptarët kudo ku ndodhen dhe duke përcjellë emocione e vlera në respekt të kombit, flamurit e krenarisë kombëtare. Shqipja krenare çon peshë zemrat e shqiptarëve dhe amanetin e brezave për të […]

Kujdesi për dhëmbët

“Kujdesi për dhëmbët” ka qenë tema e radhës e grupit “Yjet”. Së bashku me edukatoren fëmijët  diskutuan në formën e një bisede për rëndësinë e higjienës së gojës në shëndetin e organizmit të tyre. Të rejat që mësuan ishin se cilat ushqime i dëmtojnë dhëmbët dhe cilat i  forcojnë ata. Gjithashtu ata prenë kartona të […]

Shprehim emocionet me grupin “Yjet” të parashkollorit

Të shprehësh emocionet është e vështirë për të gjithë, por jo për fëmijët e grupit “Yjet”. Në tabelën e klasës ata kanë ngjitur një pemë prej kartoni, e kanë mbushur plot me fytyra të qeshura, të mërzitura, të habitura apo të zemëruara dhe e kanë quajtur “Pema e emocioneve”. Më pas gjatë orës, duke folur […]

Në orën e fizikës me klasat e 8-ta

Nxënësit e klasës së 8-të zhvilluan një orë mësimore ndryshe nga herët e tjera. Ata folën rreth temës “Përhapja e tingullit në mjedise të ndryshme”. Me anë të eksperimenteve të  zhvilluara u transmetuan llojet e ndryshme të tingujve, mënyrat se si objektet vibrojnë, përhapja e valëve, si dhe rruga që tingulli  ndjek për t’u përcjellë […]

Dita Kombëtare kundër Bullizmit

Dita Kombëtare kundër Bullizmit u organizua duke përfshirë nxënës, mësues, prindër dhe anëtarë të tjerë të komunitetit. Sensibilizimi ishte mjaft i dukshëm në punimet dhe programin që nxënësit dhe stafi përgatitën. Mesazhe ndërgjegjësuese u dhanë jo vetëm në mjediset e shkollës, por gjithashtu dhe në një organizim me pesë shkolla të tjera të Tiranës pranë […]

Riciklo edhe ti!

Ndotja e vazhdueshme që po i bëhet tokës po shkakton një sërë pasojash negative, të cilat vihen re edhe më shumë me kalimin e viteve. Ndotja e skajshme e natyrës po çon në prishjen e ekosistemeve dhe dëmtimin e habitateve, gjë që po sjell dhe zhdukjen e shumë specieve. Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi se […]

Testi përzgjedhës për Olimpiadën Cogito

Çdo vit në shkollën tonë organizohet Olimpiada Cogito. Më datë 17 nëntor u zhvillua testi përzgjedhës i saj, ku morën pjesë nxënësit më të mirë nga klasa e 6-të e deri në të 9-të, në lëndë të ndryshme, si : matematikë, fizikë, biologji, kimi dhe informatikë. Nga ky testim do të përzgjidhen 6 nxënës, të […]