Muzeu Historik i Forcave të Armatosura u vizitua nga nxënësit e klasës së 9G

Një nga aktivitetet më të veçanta për nxënësit e klasës së 9G, ishte vizita në Muzeun Historik të Forcave të Armatosura. Ky muze ndodhet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (ish-Shkolla e Bashkuar). Muzeu u ngrit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Ai përmban më shumë se një mijë objekte […]

Nxënësit e klasës së 3A vizitë në Bashkinë e Tiranës

Ishin nxënësit e klasës së 3A, të cilët zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Tiranës, ku u takuan me Kryetarin e Bashkisë, Z. Erion Veliaj. Bashkë me dëshirën për të mësuar më shumë rreth Bashkisë dhe funksionit të saj, ata dëgjuan me kureshtje Z. Veliaj të fliste për planet e ardhshme dhe zhvillimin e qytetit […]

Nxënësit e klasës së 7G mbjellin pemë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial

Nxënësit e shkollës sonë, të edukuar me ndjenjën e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit, iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve, duke mbjellë një pemë gështenje në hyrje të Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Ishin pikërisht nxënësit e klasës së 7G, të cilët shprehën dëshirën duke u treguar të gatshëm […]

Mirë se vjen Java e Anglishtes!

Java e Anglishtes e hapi siparin në 16 mars me klasat e 1-ra  dhe të 2-ta, për të vijuar më pas me klasat më të larta, me organizimin e konkurseve të këngës, leximit dhe recitimit në gjuhën angleze. Motoja për këtë  vit është: “Ta shohim botën me ngjyrat e anglishtes”.  Jo pa qëllim është quajtur […]

Vizitë në Bunk’Art me nxënësit e klasës së 7D

Të dalësh shëtitje apo të bësh ekskursion nuk është vetëm kënaqësi, por dhe njohje, eksplorim, vlerësim mbi natyrën, kulturën, sjelljet dhe njohuritë që zotërohen e fitohen gjatë bashkëveprimit në grup. Këto mundësi na janë dhënë shpesh sa herë që ndikojnë në formimin dhe pasurimin e inteligjencës te çdo nxënës. Gjatë vizitës në Bunk’Art me nxënësit […]

Art & Craft me klasat e gjashta

Lënda e aftësimit teknologjik është nga më të pëlqyerat për nxënësit tanë, sepse gjatë orëve të saj, përveçse mësojnë artin e punës me dorë, gjithashtu edhe  zbaviten duke i bërë detyrat e kësaj lënde së bashku me shokët e klasës. Projektet më të fundit, që synonin përdorimin e sendeve të riciklueshme, kanë mundësuar përgatitjen e […]

Nxënësit e klasës së 2D në ambientet e Universitetit “Epoka”

Klasa e 2D vizitoi së fundmi ambientet e Universitetit “Epoka”. Të shoqëruar nga stafi i universitetit nxënësit shëtitën nëpër disa nga ambientet e tij të larmishme. U ndalën në bibliotekë, për të parë e shfletuar librat e arkitekturës apo të shkencave të ndryshme, të cilët mbase një ditë, kur të rriten, do të jenë gurët […]

Urime nga zemra për Festën e Nënës

Pranvera vjen me festa ndër duar, si përkëdhelje mes aromash të ëmbla. Lulet, rrezet e diellit, tingujt, meloditë e poezitë më të bukura i kushtohen figurave më të shtrenjta e më të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. Nëna është mësuesi i parë dhe më i rëndësishmi për një fëmijë. Dashuri e pafund dhe […]