Nxënësit e ciklit fillor në kinema

Të jesh fëmijë është një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë. Janë të paharrueshme sidomos çastet që fëmijët kalojnë me njëri-tjetrin. I tillë ishte aktiviteti i zhvilluar me nxënësit e ciklit fillor në kinema. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, në ditë të ndryshme panë filma për fëmijë, […]

“Tirana jonë” projekti më i ri i nxënësve të klasave të treta

Qyteti ku janë rritur është  motivi i projektit të realizuar nga nxënësit e klasave të treta. Së bashku me mësueset ata punuan me shumë përkushtim për t’i dhënë formë projektit me temë “Tirana jonë”, i cili vjen si vënie në praktikë e një teme mësimore me të njëjtin titull, në lëndën e gjuhës shqipe. Nxënësit përgatitën materiale […]

Nxënësit e klasës së 7B vizitojnë kompaninë “Artgres Ceramica Albania”

Kompania e radhës e vizituar këtë herë nga nxënësit e klasës së 7B ishte “Artgres Ceramica Albania”. Të shoqëruar prej mësueses së tyre, fëmijët u mirëpritën nga drejtuesit e kësaj kompanie. Ata i njohën fëmijët më nga afër me materialet e ndryshme hidrosanitare, përbërjen dhe cilësinë e tyre, vendin ku prodhoheshin etj. Fëmijët, kureshtarë për […]

Nxënësit e klasës së 9A në Amurt Albania Center

Nxënësit e klasës së 9A, shoqëruar nga mësuesja kujdestare, të mbështetur nga drejtoria e shkollës dhe Klubi Shpresa  vizituan Qendrën e Fëmijëve me Aftësi të Veçanta, në Paskuqan, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Aftësi të Veçanta. Kjo qendër është ngritur nga një grup profesionalistësh të përbërë nga mësues, terapistë dhe doktorë që kujdesen […]

Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës “NOETIC”

Në Kolegjin “Turgut Özal” njohurive në lëndën e matematikës u kushtohet një rëndësi mjaft e veçantë. Shkolla jonë është vazhdimisht pjesëmarrëse në konkurse dhe olimpiada të niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare. E tillë është Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës “NOETIC”, e zhvilluar në muajin nëntor për të dytin vit radhazi në shkollën tonë. Nëpërmjet kësaj olimpiade, njohuritë […]

Shkolla dimërore në Londër

Shkolla dimërore në një prej kryeqyteteve më sharmante evropiane, në Londër, përfundoi aktivitetet e saj mjaft interesante e të larmishme. Nxënësit pjesëmarrës u kthyen në shtëpi pas një udhëtimi që zgjati 8 ditë. Shëtitjet atje u organizuan në disa prej pikave turistike më të njohura. Fillimisht nxënësit vizituan Parkun Kombëtar dhe u argëtuan në Qytetin […]

Klubi Shpresa dhuron ndihma për fshatin Bubq në Fushë-Krujë

Në ndjekje të misionit të tyre fisnik, nxënësit përfaqësues të Klubit Shpresa, të klasave të 6-ta dhe të 7-ta udhëtuan drejt fshatit Bubq të Fushë –Krujës për të qenë pranë familjeve të dëmtuara nga shirat e shumtë të ditëve të kaluara. Si çdo herë tjetër, Klubi Shpresa shpërndau një numër të konsiderueshëm ndihmash, saktësisht 110 […]

Klasa e 7F vizitë në fabrikën e Coca-Cola

Për shumë prej fëmijëve, si një nga pijet më të preferuara të tyre, Coca-Cola shpesh mund të përbëjë kuriozitet për mënyrën se si ajo prodhohet, ku e ka origjinën e krijimit, mënyra si ambalazhohet etj. Pyetjeve të tilla, nxënësit e klasës së 7F, u gjetën përgjigje pikërisht në vendin e prodhimit të Coca-Cola në Shqipëri. […]