Klasat e shtata, shëtitje në Bosnje

Ekskursioni i radhës në shkollën tonë ishte shëtitja e zhvilluar në Bosnje me nxënësit e klasave të shtata. Nisja prej Tiranës u bë në orët e para të mëngjesit dhe megjithëse udhëtimi ishte i gjatë, duke qenë së bashku, fëmijët e ndjenë më pak kohëzgjatjen e tij. Nxënësit qëndruan në kryeqytetin e Bosnjes, Sarajevë. Qëllimi […]

Nxënësit e ciklit fillor në kinema

Të jesh fëmijë është një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë. Janë të paharrueshme sidomos çastet që fëmijët kalojnë me njëri-tjetrin. I tillë ishte aktiviteti i zhvilluar me nxënësit e ciklit fillor në kinema. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, në ditë të ndryshme panë filma për fëmijë, […]

VIZITË NË PRESIDENCË

Streha e Parë Vorfnore, Rrugëtim i Humanizmit Shqiptar. “Të bëjmë përpjekje të përbashkëta që fëmijët pa përkrahje prindërore të rriten të shëndetshëm, të edukuar dhe arsimuar, të ndiejnë ngrohtësinë e shtetit dhe të shoqërisë.”, u shpreh Presidenti Meta në veprimtarinë “Java e Fëmijëve pa Përkrahje Prindërore”, e organizuar në Presidencë, ku ishin të ftuar dhe […]

Vizitë në studiot e televizionit Channel One

Nxënësit e klasës së 4G vizituan studion e lajmeve në kanalin televiziv Channel One. Me zërat e tyre, fëmijët gjallëruan këtë ambient duke u bërë pjesë e një edicioni lajmesh. Nuk është hera e parë që kjo studio vizitohet nga nxënësit e shkollës “Turgut Ozal”, por këtë herë ishte një ftesë nga drejtuesi i emisionit, […]

Të riveshim botën me solidaritet

Nismës “Solidariteti i dhjetorit”, ndërmarrë nga Administrata Komunale e Tiranës, i është bashkuar dhe shkolla jonë. Kjo nismë ka si synim përhapjen e kulturës mjedisore mes gjeneratave të reja dhe promovimin e rëndësisë së  mirëmbajtjes së mjedisit. Ishte kompania “Eco Tirana” dhe përfaqësuesit e saj, që kontaktuan me drejtuesit e shkollës sonë, për organizimin e […]

Shkolla jonë i bashkohet nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”

“Ne, e bëjmë botën në të cilën jetojmë dhe e formojmë mjedisin tonë.” (O.S.Marden) Nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, e cila nisi më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 24 maj të 2018, iu bashkua dhe shkolla jonë. Për këtë qëllim, në Kolegjin “Turgut Ozal”, ditën e hapjes u organizuan aktivitete të ndryshme […]

Qeveria e Nxënësve

Si çdo vit tjetër shkollor dhe këtë vit në shkollën tonë u zgjodh Qeveria e Nxënësve. Ajo i jep zë mendimit të masës së nxënësve për çështje që lidhen me mbarëvajtjen e shkollës, mësimin dhe edukimin e tyre. Për këtë, çdo klasë zgjodhi senatorin ose përfaqësuesin e saj, të cilët u propozuan dhe u votuan nga […]