Vajzat e klasave të 7-ta dhe të 8-ta në Mavrovë

Dimri i  kësaj fundjave u duk sikur i dha dy ditë pranverës, për të na zbukuruar shëtitjen e bërë së bashku me nxënëset e klasave të shtata e të teta. Nisja nga shkolla u organizua pas mësimit. Të përgatitura dhe të udhëzuara për një udhëtim më shumë të bukur sesa të gjatë, nisemi nën ritmin […]

Një udhëtim mbresëlënës në Mal të Zi

Ishte një mëngjes shkurti dhe autobusi u fut herët në oborrin e shkollës. Të entuziazmuar për atë çfarë i priste, nxënësit e klasave të pesta sistemuan valixhet dhe nisën udhëtimin. Ndalesa e parë u bë në qytetin mikpritës të Shkodrës, pikërisht buzë lumit të gjerë e të bukur të Bunës, ku edhe drekuan e bënë […]

Interpretimi i përrallës “Gjashtë vëllezërit peshkatarë dhe vajza”

Nxënësit e klasave të dyta  këtë javë zhvilluan një orë mësimore ndryshe dhe më të këndshme se të tjerat. Ata performuan në sallën e dramës pjesën treatrale “Gjashtë vëllezërit peshkatarë dhe vajza”. Nxënësit ishin mjaft të angazhuar dhe krijuan me zell të madh skenën e teatrit, si  dhe kostumet e bukura që veshën. Në të […]

Klasat e treta shëtitje në Maqedoni e Kosovë

Nxënësit e klasave  të treta ishin pjesë e një  udhëtimi treditor në Maqedoni e Kosovë. Rrugëtimi  nisi me  udhëtimin drejt qendrës turistike “Kodra e Diellit”. Çdo gjë ishte e veçantë, ngjitja në malin më të lartë të Maqedonisë, akomodimi në hotel “Scardus”, pastaj lojërat me slita e me topa bore, klima malore dhe ushqimet e […]

Mësojmë përmes praktikës në laboratorin e biologjisë

Nxënësit e klasave të 9-ta morën pjesë në një eksperiment shumë interesant. Nën mbikqyrjen e mësuesit të biologjisë, nxënësit mësuan si të ekstraktonin ADN-në e një fruti. Duke përdorur përbërës të thjeshtë, të cilët gjenden dhe në shtëpi, si ujë, detergjent enësh dhe alkool, ia dolën të arrinin rezultatin e duhur. Tuli i frutit u […]

Konkursi i Mangalas

Ndër aktivitetet  më të bukura të Javës së Matematikës janë lojërat e inteligjencës. Lojërat e inteligjencës, ashtu si vetë matematika, stimulojnë trurin, zhvillojnë inteligjencën, vënë në lëvizje mendimin kritik dhe përmirësojnë logjikën. Konkursi i Mangalas është një nga këto lojëra, që u zhvilluan për Javën e Matematikës dhe u pëlqye shumë nga nxënësit. Gjatë konkursit […]

Kampionati i Basketbollit për vajzat e klasave të 8-ta

Gjatë ditëve të fundit ka përfunduar Kampionati i Basketbollit për  vajzat e klasave të 8-ta. Ndeshjet e para u zhvilluan midis klasave fqinje. Nga këto klasa në gjysmëfinale dolën e 8G-8E dhe e 8B-8D, ndërsa në finale klasat e 8D-8E. Vajzat luajtën me aq përkushtim, duke dhënë më të mirën e tyre në fushë. Ndeshja […]

IQ Test

Me fillimin e Javës së Matematikës u organizua IQ test (Testi i Inteligjencës), ku morën pjesë nxënës nga klasat e 6-ta deri te klasat e 9-ta dhe patën mundësinë të testojnë inteligjencën e tyre. Testi kishte pyetje të ndryshme që përfshinin pyetje IQ ose pyetje për punimin e objekteve të ndryshme. Numri i nxënësve pjesëmarrës […]