Klasat e 7-ta në Panairin Ushqimor

Ishin nxënësit e klasave të shtata që çelën për këtë vit Panairin Ushqimor, këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të Klubit Shpresa. Mes një atmosfere mjaft mikpritëse dhe aromëmirë, të krijuar në sallën e panaireve, nxënësit si bletë punëtore, rregulluan tavolinat me ushqime, të cilave ishte vështirë t’u  rezistoje. Ëmbëlsirat dhe gatimet e shumëllojshme, që këta […]

Seminari i parë i Klubit Shpresa për vitin shkollor 2018-2019

Të kontribuosh në bamirësi dhe të ndihmosh të tjerët, është kthyer tashmë në një traditë në shkollën tonë, është një prej vlerave që na përfaqëson. Në shërbim të kësaj nisme, Klubi Shpresa është ndër klubet e para që fillon aktivitetin e tij. Edhe për këtë vit shkollor u zhvillua seminari i parë i Klubit Shpresa. […]

Për herë të parë në bibliotekën e shkollës…

Nxënësit e klasave të para të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe ajo ndihmëse kanë vizituar bibliotekën e shkollës gjatë orarit të orës së leximit. Kjo shkëputje e shkurtër nga përditshmëria mësimore i njohu ata me një ambient të shkollës  që akoma nuk e njihnin, por që e pëlqyen sapo e gjetën veten brenda tij. Aty […]

Konkursi i Artit dhe Letërsisë

Muaji tetor sjell gjithmonë fillimin e aktiviteteve letraro-artistike në shkollën tonë. Konkursi i Artit dhe Letërsisë  është një nga aktivitetet kryesore të këtij muaji. Ky konkurs zhvillohet në disa faza dhe përfshin 4 kategori: Recitim Këngë Kompozicion/Ese Art figurativ Gjatë muajit tetor do të zhvillohen konkurset brenda shkollës për çdo kategori, sipas grupmoshave (klasat 4-6 […]

Shumë suksese në vitin e ri shkollor 2018-2019

Shtatori nuk vjen vetëm me vjeshtën e begatë, por dhe me një ditë shumë të rëndësishme, siç është dita e parë e shkollës. Mes buzëqeshjeve, gëzimit, përqafimeve e buqetave me lule erdhi ky fillimviti shkollor edhe në kolegjin “Turgut Ozal”. Oborret, korridoret, klasat dhe ambientet e ndryshme të shkollës u gjallëruan nga zërat e fëmijëve, […]

Fëmijët e klasave të para në Kolegjin “Turgut Ӧzal”

Thuhet se çdo fillim është  i vështirë, por jo nëse atë e karakterizon dëshira për t’ia dalë mbanë dhe përpjekjet e përditshme drejt suksesit. Shembulli më i mirë i tij është nisja e ciklit të gjatë shkollor  nga nxënësit e klasës së parë. Për ta kjo është dita më e veçantë e viteve të para […]

Mirë se vini fëmijë të dashur

Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve të pafundme… Kopshti “Turgut Özal” priti në datën 3 shtator vogëlushët e grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit. Zërat e tyre si cicërima zogjsh rikthyen gjallërinë dhe gëzimin në ambientet e shkollës. Buzëqeshja, gëzimi, hareja dhe lodrimi si pjesë e pandarë e […]

Olimpiada Cogito

Olimpiada Shkencore e organizuar nga Universiteti Epoka, tashmë me emrin Cogito, u zhvillua në datën 19 maj 2018, në ambientet e kompleksit “Turgut Ozal”. Në këtë olimpiadë morën pjesë nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 11-të. Fushat në të cilat u konkurrua ishin: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Kompjuter dhe Anglisht. Shkolla jonë […]