VIZITË NË UNIVERSITETIN EVROPIAN TË TIRANËS

Nxënësit e klasës së 6H me organizimin e drejtorisë së shkollës, të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe ajo e lëndës së historisë, zhvilluan një bashkëbisedim në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës me      Z. Tomi Treska, përgjegjës të departamentit të edukimit. Qëllimi parësor i këtij bashkëbisedimi ishte përmirësimi i teksteve të historisë, ku nxënësit dhanë […]

Vizitë në TV Scan

Në rrjedhën e aktiviteteve të ndryshme që zhvillon shkolla jonë, ishte edhe vizita në Tv Scan. Nxënësit e klasës së 6E  vizituan ambientet e këtij institucioni, ku u mirëpritën nga drejtoresha znj.Elvana Hana si dhe nga drejtori i përgjithshëm Ardian Tepelena. Gjatë vizitës nëpër këto ambiente, ata panë nga afër studiot kryesore ku transmetohen programe […]

“Kequshqyerja dhe pasojat që vijnë prej saj”

“Kequshqyerja dhe pasojat që vijnë prej saj”- ishte tema për të cilën dietologia e njohur Anila Kalleshi, diskutoi me senatorët e klasave 7, 8 dhe 9 të shkollës sonë. Të ushqyerit është një pjesë e rëndësishme në jetën e gjithsecilit dhe akoma më i vlefshëm është ky proces për adoleshentët, të cilët janë në moshën […]

DISTILIMI I UJIT

Mesi i muajit janar i gjeti nxënësit e klasave të pesta të përfshirë në ekperimente dhe veprimtari praktike, të gjitha këto në kuadër të kapitullit “Uji” në lëndën Dituri Natyre. Duke shfrytëzuar mjetet e laboratorit të shkencës ata pastruan ujin me filtrim, si dhe ndërtuan aparatin  e distilimit duke përftuar në këtë mënyrë ujë të […]

Ski në Bursa

Bashkë me dimrin vjen dhe koha e shëtitjes dimërore në Bursa, Turqi!   Nisja do të bëhet në datën 28.01.2016.   Numri i nxënësve që do të pranohen është i kufizuar.   Dokumentet (Pasaporta dhe Autorizimi) për shëtitjen duhet të dorëzohen deri në datën 13.01.2016.  

E Diela Shqiptare

Dy nxënës të kolegjit “Turgut Özal” u kualifikuan për në finalen e madhe të emisionit popullor Power Kidz. Amina dhe Amiri, të dy nxënës në klasën e katërt, nuk lanë mëdyshje për jurinë e konkursit për fëmijë që zhvillohet në televizionin Klan gjatë emisionit “E diela shqiptare”. Konkursi final i talenteve të këtyre fëmijëve do […]

Fillojnë Fjalimet Në TOC Talks

Nga Zenel Vogli TOC Talks është nismë e kolegjit turk “Turgut Özal” për të nxitur nxënësit e tij të shprehin mendimin e tyre në lidhje me një temë që ata e shohin si të rëndësishme. Nxënësit e të gjithë klasave mund të marrin pjesë dhe të sjellin argumentet e tyre para dëgjuesve. Gjëja më interesante […]

Klubi Shpresa Dhuron Buzëqeshje Për Jetimët

Ndër aktivitetet që organizon shkolla jonë është edhe ndarja e ndihmave nëpërmjet klubit Shpresa. Në javën që lamë pas shkolla jonë, me ndihmën e nxënësve vullnetarë të klubit Shpresa, dorëzoi 75 pako te Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë, Dega Tiranë. Në pako gjendeshin produkte ushqimore. Nxënësit së bashku me mësuesit u munduan t’i jepnin […]