Puzzle në orën e veprimtarisë me nxënësit e klasës së 3D

Dita mësimore e klasës së 3D pati një nisje tepër interesante, krahasuar me ditët e tjera. E veçanta e kësaj dite kishte të bënte me mënyrën se si ne mund të mësojmë dhe zbavitemi njëkohësisht. Nxënësit treguan se kjo mund të arrihet ndërmjet “Librit dhe lojës puzzle”. Secili prej tyre kishte përgatitur kopertinën e librit […]

Dramatizim i nxënësve të klasës së 2A

Klasa e 2A realizoi një orë mësimi ndryshe dhe tepër kreative. Referuar temës mësimore “Stilolapsi dhe Kompjuteri”, nxënësit të ndarë në role ndërtuan në mjediset e shkollës një skenë të vërtetë teatri. Gjithçka ishte përgatitur dhe menduar nga vetë nxënësit, nën kujdesin e mësueses së tyre. Krahas interpretimit të saktë dhe mesazhit të përcjellë, nxënësit […]

Argëtohemi dhe mësojmë duke përdorur teknologjinë

Nxënësit e klasës së 2F zhvilluan një orë mjaft surprizuese dhe të veçantë  në klasën e ipadëve. Ata punuan me testin online Kahoot, një test me alternativa dhe me pyetje kryesisht logjike. Gjatë zhvillimit të testit pyetjet shfaqeshin në smartbordin e klasës bashkë me tabelën e alternativave, që në sfond përmbanin secila nga një ngjyrë. […]

Konkursi i Owlypias

Në datën 24 Nëntor në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” u zhvillua Konkursi i Owlypias, Konkurs Global për grupmoshat 11-14 vjeç dhe 15-18 vjeç. Në këtë konkurs shkolla jonë u përfaqësua me 107 nxënës, nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-tat. Ky konkurs ka për qëllim motivimin dhe nxitjen e aftësive dhe prirjeve […]

Klubi Shpresa në ndihmë të fëmijës me aftësi ndryshe

Klubi Shpresa në bashkëpunim me Qendrën DSA (DOWN SYNDROME ALBANIA) ndihmon fëmijën me aftësi ndryshe dhe familjen e tij. Të ndihmuar dhe nga një prind i shkollës sonë, i cili i dhuroi Klubit Shpresa krevatin e ri dhe dyshekun, anëtarët e Klubit Shpresa dhe djem të klasave të nënta shkuan në shtëpinë e Bilbilit të […]

Provimet e përgjithshme të tremujorit të parë

Muaji dhjetor përkon me zhvillimin e testeve të përgjithshme, me anë të të cilave drejtoria e shkollës dhe mësuesit matin njohuritë e marra nga nxënësit gjatë muajve shtator-dhjetor. Prej disa vitesh këto teste zhvillohen online dhe nxënësit i marrin përgjigjet sapo përfundojnë edhe pyetjen e fundit. Gjithashtu, ato japin edhe statistika të plota për temat […]

Për Ty Atdhe

“ Shqipëri o vendi im, mbushur drit’e krenari, të kam nënë e më ke bir’ nëna ime Shqipëri!” Atmosfera e Festave të Nëntorit jehoi në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” përmes emocioneve që përcollën koncertet e organizuara me rastin e këtyre festave. Për këtë vend vargjet më të bukura janë shkruar, tingujt më të bukur […]

Rroftë Shqipëria

Përcjellja e dashurisë për Atdheun dhe e vlerave kombëtare brezave, le të jetë frymëzimi ynë! Videoklipi “Rroftë Shqipëria” jehon fuqishëm këtë Nëntor duke uruar shqiptarët kudo ku ndodhen dhe duke përcjellë emocione e vlera në respekt të kombit, flamurit e krenarisë kombëtare. Shqipja krenare çon peshë zemrat e shqiptarëve dhe amanetin e brezave për të […]