Të lexojmë bukur e pa gabime

Ҫdo vit në muajin tetor nxënësit e klasave të dyta bëjnë testin e leximit bukur e pa gabime. Ky test ka si qëllim që të shihet ecuria e leximt te nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e parë dhe ka hyrë në klasën e dytë. Nxënësit i jepet një tekst jashtëshkollor dhe për një minutë […]

Mbyllja më e bukur e Panairit Ushqimor

Panairi Ushqimor vijoi suksesshëm gjatë gjithë muajit tetor. Veçantinë kjo nismë e shënoi me pjesëmarrjen e fëmijëve më të vegjël të shkollës sonë, me fëmijët e klasave të para dhe të kopshtit. Edhe pse të vegjël, ata janë bërë pjesë e kësaj nisme të madhe. Salla e panaireve ishte e mbushur me aromë shijesh të […]

Një vizitë ndryshe në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Klevi Murrizi nxënës në klasën e 4G, i cili e pëlqen shumë lëndën e historisë dhe, meqënëse jemi ende në Vitin e Skënderbeut, i ftoi të gjithë shokët dhe shoqet e tij në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.  Klevi dhe prindërit e tij kishin zgjedhur këtë vend dhe këtë mënyrë kaq simbolike dhe të veçantë […]

Mësojmë duke bërë eksperimente

Krahas orëve tradicionale të të mësuarit të lëndës së fizikës dhe shpjegimit të saj, për paralelin e klasave të shtata u zhvillua një orë ndryshe e plot me eksperimente. Nxënësit e secilës klasë kanë eksperimentuar dhe treguar që e kuptojnë më së miri lëndën e fizikës. Janë trajtuar tema, të cilat mund të shpjegohen më […]

Në Qytetin e Legjendës me nxënësit e klasave të 5-ta

Për t’u njohur më mirë me historinë, mitet dhe legjendat  tona, nxënësit e klasave të 5-ta zhvilluan një ekskursion në Shkodër për të vizituar kalanë e Rozafës. Gjatë rrugës nxënësit  kaluan dhe panë qytete si Fushë-Kruja dhe Lezha ndërsa bisedonin për historinë e tyre. Me të arritur në Shkodër, ndalesën e parë e bënë në […]

Mësojmë nga gjyshërit tanë

Një temë mësimore në lëndën e gjuhës shqipe, që flet për lidhjen e ngushtë mes gjyshërve dhe fëmijëve, ishte pikënisja e organizimit të një ore mësimore mjaft interesante, ku të ftuar ishin gjyshërit e disa prej prej nxënësve të klasës së 3F. Si fëmijët, ashtu edhe gjyshërit sollën në klasë histori personale dhe situata të […]

Gjysmëfinalja e Konkursit të Këngës

Emocione të fuqishme përcolli tek juria gjysmëfinalja e Konkursit të Këngës, ku nuk munguan konkurrentët e talentuar, që realizuan një përballje dinjitoze mes nxënësve të klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta. Shkolla jonë dallohet për nxënësit e talentuar, veçanërisht në kategorinë e këngës. Kënga është gjinia më e thjeshtë e muzikës vokale dhe […]

Një stërvitje e paharrueshme futbolli për nxënësit e klasave të 4-ta dhe të 5-ta

Më datë 25 tetor, përfaqësues nga Akademia Juventus, një qendër e hapur së fundmi në Tiranë, e cila ofron kurse futbolli, vizituan ambientet sportive të shkollës sonë për të zhvilluar një seancë stërvitore me nxënësit e klasave të 4-ta dhe të 5-ta. Kjo stërvitje e veçantë u organizua në disa orë mësimi, në të cilat […]