FINALJA E ARTIT SKENIK MIDIS KOLEGJEVE

U zhvillua në ambientet e kolegjit “Turgut Ozal” finalja e Konkursit të Artit Skenik midis shkollave “Turgut Ozal” Tiranë, “Turgut Ozal” Durrës, “Hasan Riza Pasha” Shkodër dhe MIST. Në këtë finale konkuruan mes tyre grupet finaliste, që kishin dalë më të mirët e secilës shkollë, për klasat e 6-ta deri në klasën e 9-të. Të […]

Klubi Shpresa në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë

Një nga aktivitetet më emocionuese të nxënësve të Klubit Shpresa ishte vizita në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, ku çuan ndihma, të cilat konsistonin kryesisht në mjete shkollore. Ndihmat u mundësuan me anë të fondeve të mbledhura gjatë Panaireve të Ushqimit. Nxënësit vizituan një klasë të tretë, ku u pritën krahëhapur nga të gjithë […]

Thirrje për ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet

“Të duash, do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe!”                                                                                                            NËNË TEREZA Një nga nismat e fundit të ndërmarra nga Klubi Shpresa është “Thirrja për ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.” Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur me shumë devotshmëri të gjithë nxënësit e shkollës sonë, duke sjellë ushqime dhe batanije, […]

Klasat e 7G dhe e 8A ekskursion në qytetin bregdetar

Nxënësit e klasës 7G dhe të 8A, kanë zhvilluar një ekskursion në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky ekskursion ishte në sajë të impenjimit të tyre maksimal dhe përfaqësimit të tyre shumë të mirë në Panairin Ushqimor. Ata shëtitën përgjatë shëtitores së këtij qyteti duke provuar lojëra të ndryshme për fëmijë. Valët e Adriatikut u bënë […]

Klasa e 5-të F vizitë në shtëpinë e Sali Shijakut

Nxënësit e klasës së 5-të F bënë një vizitë në një nga shtëpitë më të vjetra në Shqipëri, në shtëpinë e Sali Shijakut në Tiranë. Ata mësuan shumë fakte rreth kësaj ndërtese shumëvjeçare, që tashmë është e dyzuar në galeri arti dhe restorant tradicional. Ajo është rreth 300 vjeçare dhe i përket viteve 1400. Brenda […]

Takohemi për një libër

“E vizitova me kureshtje dhe kënaqësi institucionin arsimor, edukativ e kulturor ‘Turgut Ozal’ dhe për herë të parë e pashë veten në një muzeum të tillë monumental në të mirë të të rejave dhe të të rinjve të vendit tim….”, kështu u shpreh profesor Edmond Tupja, gjatë një takimi të zhvilluar me nxënësit e shkollës […]

Njoftim

Të nderuar prindër/ Të dashur nxënës, Ju njoftojmë se gjatë javëve në vazhdim, drejtoria e shkollës do të zhvillojë testime të përgjithshme me nxënësit e klasave 3-9, për njohuritë e fituara gjatë tremujorit të parë të këtij viti shkollor. Pjesa më e madhe e testimeve janë planifikuar të zhvillohen online, në mënyrë që përgjigjet të […]

“Në orën e mësimit të punës me dru”  

Mjaftojnë disa copa dërrasash, pak ngjitës, një kabinet, një mësuese që frymëzon dhe fantazia e fëmijëve merr krahë e fluturon përtej mureve të shkollës. Pamja që të ofrohet gjatë kësaj ore mësimi është krejt e ndryshme nga ajo që shohim zakonisht. Fytyrat e qeshura të nxënësve, bisedat plot entuziazëm, era e ngjitësit dhe zhurmat e […]