Klubi Shpresa ndihmë në Shoqatën Kombëtare të Jetimëve

Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa ishte ndihma për 60 familje të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve, dega Tiranë. Ishin nxënësit e klasave të 4-ta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët organizuan një aktivitet bamirësie për familjet në nevojë të kësaj shoqate. Në këtë  aktivitet u shpërndanë 60 pako me ushqime për 60 familje në nevojë. […]

Provimet e anglishtes KET dhe PET

Për të certifikuar nivelin e tyre të anglishtes, nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 8-ta morën pjesë përkatësisht në provimet KET dhe PET, provime të standardizuara online të Cambridge University. Provimet u organizuan në tri ditë të ndryshme, sipas kategorive Reading, Writing dhe Listening. Këto janë provime që prej vitesh tashmë zhvillohen në shkollën […]

Shëtitje në Itali me djemtë e klasave të 8-ta

Djemtë e klasave të teta, të shoqëruar nga mësuesit e shkollës sonë, morën pjesë në shëtitjen që u organizua së fundmi në Itali. Ata vizituan së pari qytetin e Milanos, ku dhe ndoqën të emocionuar ndeshjen e futbollit Inter-Juventus, si dhe vizituan shëtitoren “Piazza Duomo”, galerinë “Vittorio Emanuele”  dhe qendrën tregtare “Rinascente”. Në Milano ata […]

Finalja e Kampionatit të Futbollit te klasat e 3-ta

Ndeshja finale e Kampionatit të Futbollit për djemtë e klasave të 3-ta u zhvillua midis klasës së 3D dhe të 3E.  Emocione të shumta përshkuan lojën mes nxënësve të të dy klasave. Të mbështetur dhe nga shokët e shoqet e tyre, përgjegjësia për një fitore të merituar ishte akoma më e madhe. Edhe pse të […]

Mësojmë më shpejt në sajë të eksperimenteve

Të mësuarit përmes praktikës është gjithmonë efektiv dhe shumë i pëlqyeshëm nga nxënësit, sepse e bën orën e mësimit zbavitëse dhe dijet përvetësohen më thjesht. Të tilla orë përmes eksperimenteve, sidomos në lëndën e fizikës, janë të shumta. Në këtë mënyrë, nxënësit e klasës së 8D kanë zhvilluar disa nga temat e saj, si: fusha […]

Nxënësit e klasave të treta zhvillojnë orën mësimore “Mbjellja e bimës”

Nxënësit e klasave të treta zhvilluan një orë edukative në oborrin e shkollës, ku mësuan se si të mbillnin lule dhe bimë të ndryshme. Secili prej tyre e kishte sjellë bimën nga shtëpia dhe sipas udhëzimeve të mësueses së diturisë me shumë lehtësi ata ia dolën ta mbillnin atë në vazo. Të pajisur me doreza, […]

Sinjalistika rrugore dhe rëndësia e saj

Njohja  dhe respektimi i sinjalistikave rrugore është një nevojë e domosdoshme për çdo njeri, sidomos për fëmijët, të cilët duhet të përgatiten për një të ardhme sa më të sigurt. Kjo i dha shkas edhe organizimit të një ore praktikuese, përmes së cilës fëmijët e klasave të treta mundën të njiheshin më mirë me sinjalistikën […]

Njohim format gjeometrike

Në orën e matematikës nxënësit e klasave të para formuan njohuritë e tyre për format gjeometrike 2D. Pasi u njohën me emërtimet e tyre, mësuan t’i vizatonin dhe i paraqitën para klasës. Ndërsa në orën në vazhdim, të zellshëm dhe kureshtarë, ata mësuan për format gjeometrike 3D. Duke punuar së bashku fëmijët ndërtuan lloj-lloj formash […]